
Pyetjes së përse nuk kandidoi përballë Bashës për kreun e Partisë Demokratike, ish-presidenti Bujar Nishani iu përgjigj duke thënë se nuk ka qenë objektiv i tij. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Nishani tha se qëllimi i kësaj gare ka qenë rikonfirmimi i Lulzim Bashës, ndërkohë që kauza e tij është reformimi i kësaj partie.
“Së pari nuk u përfshiva sepse nuk e kam pasur objektiv. Së dyti kauza në të cilën jam përfshirë është më e madhe se karrigia e kreut të PD, është reformimi i PD. Qëllimi i kësaj gare ishte të konfirmohej Basha. Nuk arri ta besoj kush janë arsyet që e detyrojnë të qëndrojë në karrigen e kreut të PD”, tha Nishani.



