Kthimin e Ilir Metës në politike, gazetari Arian Çani, e sheh më shumë si vazhdim të sjelljeve të tij ish-presidenciale.
Në emisionin “Të paekspozuarit”, në MCN tv, Çani tha se Metën, herë e shohim me Sali Berishën, e herë të tjera nuk mungon në takimet me ambasadoren Yuri Kim.
Meta është furbo. E ke parë kohët e fundit, pra është me doktorin, pro nuk mungon në takimet me Yuri Kim, mjafton të shikoni lëvizjet që bën.
Kim e takon, edhe ky shkon në aktivitetet qe bën, i jep dorën, ulen në një tavolinë pra, si të thuash, vazhdon ish-presidenti, vazhdon sjellja pak presidenciale.



