Rumania i dhuron Shqipërisë 150,000 doza të vaksinës anti-Covid

Rumania i dhuron Shqipërisë 150,000 doza të vaksinës anti-Covid

Qeveria Rumune ka miratuar vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150,000 doza të vaksinës anti-Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla. Përmes një postimi në “Facebook”, Balla shkruan se i është mirënjohës presidentit rumun Klaus Iohannis, kryeministrit Florin Cîțu dhe ambasadorit rumun në Tiranë Octavian Serban.

“Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19.

Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë.

Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy