Ish-presidenti Bamir Topi paralajmëron se Shqipëria do të përballet me një rrezik të madh në rast se nuk hiqet dorë nga artikulimi se “nuk do të ketë zgjedhje”.
Ish-kreu i shtetit i ftuar në emisionin “7pa5” në “Vizion Plus” apeloi në drejtim të forcave kryesore politike që të ulen në tryezën e reformës zgjedhore.
Topi përjashtoi mundësitë e kandidimit të tij në listat e ndonjë partie tjetër përveç FRD.
Sipas ish-kreut të shtetit e gjithë situata e sotme politike e ka fillesën te ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.
Një ditë më parë pas një takimi të kryedemokratit Basha me aleatët, PD vendosi që as ajo dhe as aleatët e saj, të mos regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve; dhe rrjedhimisht të mos hyjnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, nëse nuk dorëhiqet kryeministri Rama.
Pas këtij vendimi kreu i PAA, Agron Duka firmosi çregjistrimin e kësaj force në KQZ. Ndërkohë që ka patur edhe aleatë të Bashës që janë shprehur kundër këtij vendimi.



