Mbledhjet paszgjedhore, Fatmir Mediu shkon në selinë blu

Mbledhjet paszgjedhore, Fatmir Mediu shkon në selinë blu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka shkuar mbrëmjen e sotme në selinë blu, ku po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ky takim erdhi menjëherë pas mbledhjes që lideri i PD-së kishte me deputetët e rinj por edhe me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në takimin e kësaj të marte, Lulzim Basha ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit nuk i njeh, pasi sipas tij janë manipuluar, por ka konfirmuar se betejën do ta vazhdojnë në shtator në Kuvend. Brenda grupit të ri parlamentar ka pasur edhe qëndrime të forta, teksa Mark Marku kërkoi që të nisë vala e protestave kundër qeverisë.

Ndërkohë, ende nuk dihet arsyeja e takimit të kreut të PR me kryedemokratin Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy