Mandati i deputetit/ Reagon Luan Rama pas marrëveshjes me opozitën

Mandati i deputetit/ Reagon Luan Rama pas marrëveshjes me opozitën

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar sot në lidhje me komentet që ai rrezikon të marrë mandatin e deputetit të LSI-së në tiranë, duke marrë shkas se me fytjen e PD-së në zgjedhje mundësitë për të fituar mandatin reduktohen.

Rama në profilin e tij në rrejtin social "Facebook" deklaron se ai është i pesti në listë, duke qenë kështu optimist se LS-së do të marrë më shumë mandate në Tiranë.

"Duke marrë shkas nga një koment sipas të cilit "me hyrjen e PD-së në zgjedhje rrezikohet hyrja ne parlament e nënkryetarit te LSI-së", e gjej të udhës ti qetësoj të gjithë se unë që jam i pesti në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës nuk jam ne fund, por jam në mes të listës së deputetëve që do të përfaqësojnë LSI-në e qarkut te Tiranës në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Është momenti i ndryshimit të epokave dhe vetëm LSI jua ofron të gjithëve shansin për të t'u bërë protagonistë të këtij ndryshimi, për të dërguar në arkivin e pluralizmit politik ata që rotacionin e pushtetit e kanë shndërruar në rotacion krize e konflikti”, shkruan Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy