Deklaratën e tij për media, kryeministri Edi Rama e mbylli me prefekten e re të Tiranës dhe jo më kot.
Suzana Jahollari ishte e vetmja grua në radhën e shumicës së burrave që janë emëruar nga qeveria në krye të prefekturave si dhe e vetmja grua kolonele në historinë e Shqipërisë.
Nga selia e qeverisë, Rama prezantoi emrat e rinj të prefektëve, të gjithë ushtarakë dhe ish-ushtarakë.
"Për ta mbyllur me prefektin e Tiranës, e para kolonele në historinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kolonele në rezervë Suzana Jahollari, komandante e Akademisë së Nënoficerëve Tomson, drejtore e drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes, me kualifikime në Holandë dhe në SHBA. E aktivizuar në forume të NATO-s, që lidhen me barazinë gjinore dhe çështje të tjera", tha Rama.



