Gazetari Denis Dyrnjaja në studion e MCN Live duke komentuar mbi situatën e PD-së dhe zgjedhjet e 14 majit deklaroi se kjo formulë që po ndjekin dy palët po i japin fitoren Edi Ramës.
Ai tha se baza e demokratëve është një dëm kolateral dhe se në PD lufta po bëhet për kreun e saj dhe jo kundër Ramës. Sipas tij është përgjegjësi e vetë demokratëve që Rama vazhdon të jetë në pushtet sepse me gjithë ngjarjet e ndodhura ai ka rënë shumë herë.
Kjo formulë e ndjekur nga palët e PD-së, i jep fitoren Edi Ramës dhe në Shkodër ku Partia Demokratike e ka bastion të saj. Se kuptoj si demokratët janë copëtuar duke dalë me dy rivalë, fajin për mua e ka egoja për pushtet. Demokratët janë dëm kolateral, sepse kjo është një luftë mirëfilli për të mbajtur kreun e PD, se ata që janë në krye nuk u bëhet vonë fare për demokratët se po tu bëhej vonë do ishin tërhequr me kohë. Sali Berisha s’ka çfarë të pranojë tani se i ka të gjithë njerëzit pas vetes, sepse po iku Berisha PD mbetet kot sepse ikën Berisha ikin gjithë demokratët. Alibeaj ka vulën dhe s’ka asnjë njeri, Berisha s’ka vulën por ka njerëzit. Berisha njerëzit ju vulën.
Në vijim ai shtoi se duke ndjekur zhvillime e fundit ku sapo është plotësuar dokumentacioni nga Alibeaj e sheh të vështirë arritjen e një kompromisi.
Pala e Alibeajt është më shumë se kurrë kjo pjesa e thirrjes, që s’kanë as kandidatë dhe as njerëz që ti votojnë, kanë vetëm atë vulën. Ata përfaqësojnë vetëm veten e vet dhe vulën që i është marrë palës tjetër. Pastaj historitë i thamë, na thamë, donim nuk donim është tjetër histori, në këto zgjedhje më e mira ishte të shkohej me Berishën dhe të merrte përgjegjësinë politike Berisha. Këto janë zgjedhje mirëfilli politike dhe për Ramën dhe për Berishën. Rama nuk ka lindur me këmishë por me garderobë sepse këta po ja çojnë gati në tavë fitoren e gjitha për egon e vet sepse në të kundërt Rama kishte rënë 20 herë deri tani. Me Sali Berishën nuk fitoni dot. Ai do e privojë këtë gjë, por nuk keni shanse të fitoni, do dilni dramatikisht shumë keq është gjynah që shkojnë energjitë kot. Është përgjegjësi e juaja pse Rama është akoma në pushtet sepse Rama vetë ka rënë me kohë.



