Kuvendi merr vendimin/ Paloka dhe Leskaj përjashtohen për 10 ditë nga seancat plenare

Kuvendi merr vendimin/ Paloka dhe Leskaj përjashtohen për 10 ditë nga seancat plenare

Kuvendi i Shqipërisë ka sanksionuar me 10 ditë përjashtim nga seancat plenare deputetët demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikës, për Vlerësimin vendosi të pranojë propozimin e shtatë deputetëve të PS-së.

Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me fyerjen e etikës parlamentare, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 10.11.2022, nga dy deputetët, z. Bujar Leskaj dhe z. Edi Paloka.
Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro dhe 2 Kundër, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë” për deputetët z. Bujar Leskaj dhe z. Edi Paloka.

Vendimi i beftë erdhi pas përplasjes verbale mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama në seancën e 10 nëntorit.

Partia Socialiste mblodhi më herët firmat për përjashtimin 10 ditë nga Kuvendi të dy deputetëve demokratë.

Socialistët kërkonin që ky vendim të merrej për shkak se deputetët në gjendje të dehur bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit për buxhetin e vitit 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy