
Lulzim Basha zhvilloi një ditë më parë një takim me gratë demokrate në Tiranë pranë RTSH-së në kuadër të procesit zgjedhor të LDGSH. Por, jashtë lokalit ku Basha zhvilloi takimin, disa gra të LDG-së dhe të rinj të FRPD e kanë pritur me protesta dhe me pankarta në duar.
"Basha ik", "Basha humbës serial", ishin disa nga pankartat. Madje disa të rinj qëlluan me vezë në drejtim të makinës së tij.
Lidhur me këtë situatë, në studion e lajmeve në MCN Live, një nga anëtaret e Forumit Rinor të PD-së, Menada Bregu, deklaroi se ajo sjellje nuk ka qenë aspak skenar, por sipas saj ka ardhur edhe si rezultat i mllefit dhe mërzitjes së akumuluar ndaj tij dhe kanë zgjedhur ta shprehin në atë mënyrë.
Bregu tha se Basha e ka marrë me sportivitet incidentin dhe situatën dhe madje sipas saj ka ironuzuar kur u tha të pranishmeve në takim, se nëse ata jashtë do të ishin gra, do t’u thoshte “hajdeni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve.”
‘E gjithë ajo çfarë ndodhi ndaj Lulzim Bashës nuk ka qenë aspak një skenar, kanë qenë të rinjtë të cilët që në ato momnte ndoshta kanë qenë shumë të mërzitur dhje në atë momente këtë pasur mjaft mllef të akumulaur nda Bashës dhe kanë arsyetur ta shprehin në këtë mënyrë duke e qëlluar me vezë.
Por nëse flasim për ngjarjen e djeshme kur ai doli nga makina pas hedhjes së vezëve, Basha bëri një veprim deri diku ironizues dhe provokues që në ato momente shtoi mllefin dhe inatin e tyre ndaj tij, kur u drejtua nga të rinjtë dhe tha ‘hajdeni brenda hajdeni”. Megjithatë, mund të them se çdo veprim i tij edhe më parë të paktën me forumin rinor, ai ka krijuar krisje sepse zgjedhjet në FRPD mund t'i përcaktonte vetëm Këlliçi dhe në momentin që Basha e bëri këtë, na ka shkarkuar dhe përjashtuar të gjithëve, vendimmarrjen tonë dhe autonominë tonë.
E pyetur se si e sheh të ardhmen e Partisë Demokratike, Bregu tha se ata aktualisht janë në një proces zgjedhor, ndërsa shtoi se rinia është një aset në politikë.
"Ne jemi në një proces zgjedhor që ka nisur. Politika është e rëndësishme, ku një opozitë e shëndoshë sjell një shtet të shëndoshë. PD është absolutisht forcë fituese, por do na duhet shumë punë. Rinia është aset në politikë dhe forumi rinor e ka bërë të qartë se cilën anë do mbajë që në fillim, që në 10 shtator, pas përjashtimit të Berishës nga Basha. Kjo ka qenë lëvizja e parë e FRPD. Nuk mund të them se nuk ka pasur ndarje në këtë forum se ka të rinj që kanë zgjedhur Bashën duke menduar se ai mund të sjellë diçka për PD, por Berisha eshtë pjesë e rëndësishme në politikën shqiptare, madje duke e parë shumë të rinj dhe si idhull. Ata e shohin këtë gjendje në PD si lëvizje, si frymë e re se diçka po lëviz. Gara sjell frymën e re".



