Porti i Durrësit, Meta: Aferë e Rilindjes, 600 mln euro që nuk hyjnë në buxhet

Porti i Durrësit, Meta: Aferë e Rilindjes, 600 mln euro që nuk hyjnë në buxhet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për portin e Durrësit, duke e cilësuar një çmenduri tjetër të Rilindjes. Ai theksoi se nga kjo aferë rreth 600 milionë euro nuk hyjnë në buxhet, ndërsa shprehet se qëllimi i kësaj aferë është makuteria, babëzia dhe pastrimi i parave.

Afera e Portit të Durrësit, është një çmenduri tjetër rilindase, që ka përcaktorë makuterinë, babëzinë, pastrimin e parave, mungesën e transparencës, dhe shkatërrimin e interesit publik. Nga një vlerësim i planit të financimit të projektit, duket qartë se kemi të bëjmë me një skemë tipike pastrimi parash. Vetëm me 6.8 % financim nga aksionerët dhe bankat, (të investimit 2 miliard euro), pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro. Nuk ka transparencë se cili është interesi publik i kësaj skeme pastrimi parash.

Më tej ai deklaron se me statusin e investitorit strategjik të skemës, nuk është e qartë nëse TVSh e munguar do të jetë 20% e 2 miliard, rreth 400 milionë euro.

Pa përmendur 8% të infrastrukturës, 160 milion euro dhe 3% për të pastrehët 60 milion euro. Pra, rreth 600 milionë euro që nuk hyjnë në shtet. Një ndërhyrje e tillë, cënon rëndë të ardhurat në buxhet dhe prish gjithë tregun e ndërtimit dhe kompanive të rregullta të ndërtimit. Interesi këtu është krejtësisht privat, pasi projekti nuk është infrastrukturë strategjike. Por “strategjike” për “Rilindjen” janë vetëm mega-skemat e vjedhjes dhe pastrimit të parave!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy