Mbyllja e votimit, Celibashi u bën thirrje liderëve politikë: Tregoni vetëpërmbajtje

Mbyllja e votimit, Celibashi u bën thirrje liderëve politikë: Tregoni vetëpërmbajtje

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, jep tjetër mesazh për krerët e politikës shqiptare, teksa pritet të nisë procesi i numërimit të votave.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Celibashi iu kërkon subjekteve politike që ta përcjellin me qetësi procesin e numërimit të votave.

Më tej, kreu i KQZ iu kërkon lidershipëve që të tregojnë vetëpërmbajtje, në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar procesin.

Ju bën thirrje subjekteve zgjedhore, që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi pasi askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje. Duhet të presim që të numërohen fletët e votimit, për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve të datës 25 prill 2021. Çdo deklarim pa nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme që duhet të shoqërojë procesin e numërimit të votave. Lidershipi politik duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurtë dhe transparent.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy