
Ka nisur në Prishtinë takimi i kryeministrit Albin Kurti me pesë emisarët për dialogun Kosovë-Serbi.
Në takim me Kurtin janë ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i deleguari nga i amerikan Gabriel Escobar.
Kësaj radhe me Lajçakun dhe Escobarin janë edhe tre këshilltarët e jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni, Jens Plettner, Emmanuel Beaune dhe Francesco M. Talo, të cilët po ndihmojnë dialogun Kosovë-Sërbi.
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe top-diplomatëve evropiano-amerikane, do të zhvillohet pa pranin e mediave.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kurtit, takimi do të zhvillohet nga ora 10:00.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ndonëse temat e takimit nuk janë bërë publike, çështja mbi të cilën do të shterohen minutat do të jetë padyshim procesi i dialogut Kosovë-Serbi.
Që nga muaji shtator, liderët nga Kosova dhe Serbia kanë para vetes një propozim perëndimor të hartuar nga Franca e Gjermania dhe të birësuar nga Bashkimi Evropian i njohur si plani franko-gjerman.



