Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri deklaron se të vërtetat në Shqipëri janë të hidhura dhe për rrjedhojë nuk mund t’i thuash me buzëqeshje.
Duke folur në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, Qorri tha se në protestë do flasë fortë, pasi kur të vjedhin dhe të marrin një park, nuk mund ta thuash me buzëqeshje.
Njerëzit kanë mllef. Sigurisht që nuk mjaftohemi me denoncim, ne japim dhe zgjidhje.
Ne kemi mundësinë dhe e bëjmë që të japim dhe alternativë. Ju jeni mësuar me modelin e hipokrizisë që ka Veliaj, i cili ngrin një maskë me buzëqeshje.
Në momentin që mendoj se diçka nuk shkon do e them me ngrysjen që i shkon artikulimit.
Gjithnjë e më pak të rinj sot janë në Shqipëri, ata që merren me aktivizëm, i mbajnë idealet që besojnë.
Besoj se këta aktivistë kanë shpresë që do bëhet më mirë.
Veprimi kërkon një lloj besimi të brendshëm, një lloj ftese, ndryshe do ishin paralizuar.
Erion Veliaj kandidoi me G99 dhe doli me një rezultat skandaloz.
Por ai është futur brenda një strukture të fortë dhe Erion Veliajn si Veliaj duhet ta vlerësojmë kur të jetë pa krahë.



