Një reagim i fortë pas shpërthimit të Skandalit të Panamasë, ku e përshirë deri tani është dhe një kompani koncesionare shqiptare, ka ardhur nga kreu i komisionit të ekonomisë Erion Brace.
Ai kërkon pezullimin e kontratës së koncesionit si dhe transparencë të plotë për marrëveshjet koncesionare të lidhura nga qeveria Berisha.



