
Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me vendimin për liberalizimit të vizave me Kosovën, nga ana e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.
Rama e cilëson si një hap të vonuar dhe që më në fund BE, po heq njollën e turpit.
Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës!
Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian.
Rregullat e reja i lejojnë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore. Pritet që kjo të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2024.



