
Gazetari Neritan Sejamini tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se prokuroria duhet t’i hetojë inceneratorët si skemë mashtrimi financiar.
Inceneratorët janë furra. Kostot e mëdha janë filtrat e ajrit, që kushtojnë 10 herë më shumë. Këta në fillim thanë po bëjmë një furrë që kushton 10 lekë dhe e faturojmë 100 lekë. Pastaj kjo skemë mori përmasa të jashtëzakonshme. Kaloi në skemë mashtrimi financiar.
Nëse ka diçka kjo skemë është një rrjetë merimangash, kalim parash, riciklim.
Pse prokuroria nuk e heton si skemë mashtrimi financiar. Pse nuk hetohen transaksionet? Nuk mund të kenë tre hetime. Ato fragmentojnë të gjithë skemën që të mos merret vesh ku kanë shkuar paratë.



