Ministrat Sveçla dhe Çuçi prezantojnë tre marrëveshje bilaterale, lehtësime kufitare e leje qëndrimi për pesë vite

Ministrat Sveçla dhe Çuçi prezantojnë tre marrëveshje bilaterale, lehtësime kufitare e leje qëndrimi për pesë vite

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla gjatë mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive, bëri të ditur se ndërmjet dy ministrive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë do të nënshkruajnë tre marrëveshje bilaterale në gjitha aspektet.

“Do të lehtësohen rregullat e trafikut kufitar, do të lehtësohet lëvizja e brezit kufitar. Në 1913 u ndanë familje, zona kulturore. Banorët do kenë mundësi me leje kalimi të veçantë të përcaktuar deri në 30 kilometër në secilën anë. Do hapen pika kufitare përkohshme. Do zhvillohet ekonomia, turizmi, do krijohet perspektivë midis komunave. E dyta është pika kufitare Krushevë-Shishtavec. Nga Pika C në B, me kapacitet të plotë pune. Pika e përbashkët do punojë 24/7”.

E fundit, sipas tij është “marrëveshja për lehtësime procedurave për marrjen e leje qëndrimeve, heqjen e barrierave burokratike”.

“Mund të rrinë deri në 5 vite për bashkim familjar, për arsim, kërkime shkencore, arsye humanitare, viktimat e trafikimit me njerëz. Punës dhe punëtorit të sistemuar. Mbesim të përkushtuar”.

Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, tha se me lejet e qëndrimit, është bërë një kapërcim shumë me rëndësi, për të lehtësuar lejet, për të jetuar në të dy anët të kufirit të shqiptarisë.

“Çdo shtetas nga dy vendet, mjafton të plotësojë një formular dhe të deklarojë adresën, dhe ai merr lejen 5-vjeçare e padiskutim lejen e përhershme të qëndrimit, pa bërë aplikim tjetër. Ajo unifikohet me lejen e punës. Ky ka qenë kalvar që shtetasit tanë e kanë hedhur në kurriz. Vetëm me këtë leje qëndrimi, është e mjaftueshme për çdo shtetas, për të punuar në të dy vendet. Një leje e vetme. Ky është një lehtësim shumë i madh dhe do ta lehtësojë qarkullimin e kapitalit njerëzor dhe tregun e përbashkët”, tha ministri.

Ai saktësoi se pika kufitare Shistavec-Krushev, do të bëhet e aksesueshme për të gjithë.

“Do të krijojë një arterie të rëndësishme për lëvizjen e njerëzve apo mallrave. Përfitimi do të jetë i drejtpërdrejtë nga pikëpamja ekonomike, kulturore apo përfitimeve”.

Marrëveshja e tretë, sipas Çuçit  lidhet me lejet që do të marrin banorët e zonave për të lëvizur lirshëm jo vetëm në pikat kufitare.

“Do të krijohet një zonë lëvizje 30 kilometra nga çdo kufi, ku do të përfitohen shërbime të njëjta, si të jenë shtetas të asaj zone. Do të jenë 300 mijë shtetas përfitues. Asnjë dokument nuk do të nevijotet nga ana e këtyre shtetasve për të punuar, mësuar apo zhvilluar çdo aktivitet nga ana tjetër”.

Me kërkesë nga dy kryeministrave, sipas ministrit Çuçi, janë marrë masat për lehtësimin e qarkullimit të pushuesve nga Kosova për sezonin e verës.

“Qarkullimi do të bëhet pa ndalim. Pika do vëzhgohet nga kamerat, në mënyrë automatike, pa pasur nevojë të ndalohet fare në kufi. Monitorim automatik dhe nuk do të presim sezonin e verës për ta vënë në zbatim. Kjo do të shmangë fluksin. As për 28-29 nëntor, nuk do të ketë kontrolle në pikat kufitare”.

Lidhur me marrëveshjet e nënshkruar sot mes dy qeverive përkitazi me lejen pesëvjeçare të qëndrimit në Shqipëri vetëm me një aplikim të thjeshtë dhe e anasjellta, kryeministri Edi Rama, u kërkoi dy ministrave që ta heqin këtë pesë vjeçar dhe të mos vendosin një pengesë.

Një pyetje kam se gjithmonë e kam këtë kuriozitet sesi funksion racionalja e një ministri të Brendshëm, pse e bëni këtë lejen 5 vjet prsh. Do martohen njerëzit dhe pas 5 vitesh do të vijnë prap tek ju që të konfirmojnë që janë bashkë, pse nuk e hiqni këtë 5 vjeçarin? E marrin lejen për tu martuar nga familjarët përkatës, ju njoftojmë se jeni martuar. Në këtë njoftim ju jepni lejen e qëndrimit e pse duhet të vijnë sërish pas 5 vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy