Begaj nga Pusteci: Minoriteti, rëndësi për marrëdhënien mes dy vendeve. Pendarovski vlerëson “Ballkanin e Hapur”

Begaj nga Pusteci: Minoriteti, rëndësi për marrëdhënien mes dy vendeve. Pendarovski vlerëson “Ballkanin e Hapur”

Presidenti Bajram Begaj, së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, zhvilluan ditën e sotme një vizitë në Pustec. Të dy Presidentët të shoqëruar nga Zonjat e Para dhe nga autoritetet e bashkisë së Pustecit dhe të Qarkut të Korçës zhvilluan një sërë aktivitetesh. Gjatë qëndrimit në Pustec Presidentët patën edhe një takim dypalësh, të fokusuar në marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. Në përfundim të takimit, Presidenti Begaj në një prononcim për mediat u shpreh: “Është kënaqësi për mua që të mirëpres Presidentin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Pendarovski, bashkë me Zonjën e Parë në këtë vizitë në Bashkinë e Pustecit. Jo pa qëllim zgjodhëm Bashkinë e Pustecit për të treguar që marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë marrëdhënie të dy vendeve mike, të dy vendeve partnere të NATO-s, vende të cilat kanë një rrugëtim të përbashkët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”. Kreu i Shtetit nënvizoi në fjalën e tij se: “Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe minoriteti maqedonas në Bashkinë e Pustecit, janë të rëndësishëm në marrëdhënien midis dy vendeve. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shumë mirë të integruar, kanë kontribut në shtetformimin e Maqedonisë së Veriut, dhe padyshim janë aktivë në jetën politike dhe ekonomike.” Nga ana e tij Pendarovski deklaroi se Ballkani i Hapur që nga fillimi i tij e deri më tani është që të jetë një bashkëpunim rajonal midis shteteve të Ballkanit. “Ekzistojnë mbi 50 iniciativa të cilat krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim midis popujve. Ballkani i Hapur ka qenë një prej atyre iniciativave dhe shpresoj që në një format të tillë dhe të funksionojë. Është e pakontestueshme që të gjashta shtetet që marrin pjesë në Ballkanin e hapur e kanë të qartë që për të gjitha iniciativat është Procesi i Berlinit. Procesi i Berlinit ka marrëdhënie strukturore shumë më të sakta se Ballkani i Hapur. 6 shtete marrin pjesë në procesin e Berlinit ndërsa vetëm 3 shtete në Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur”.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy