
“Pesha e Berishës brenda PD dhe verësimi jashtë saj po krijojnë një hendek që po zgjerohet shumë”, kështu tha përmes emisionit “Të Paekspozuarit" në MCN TV, analisti Blendi Kajsiu.
Sipas Kajsiut ata që votojnë PD janë ata që duan ndryshimin dhe për sa kohë PD nuk bëhet forcë e parë nuk mund të qeverisë.
“Më rezulton që PD nuk doli parti e parë. LSI mund të shkojë si majtas dhe djathtas, ata që votojnë LSI janë ata që duan të vijën në pushtet. Ata që votojnë PD janë ata që duan ndryshimin. Çështja shtrohet se si PD mund të bëhet parti e parë. Për sa kohë nuk bëhet parti e parë nuk mund të qeverisë. Nga 1992 ka qenë forcë e parë. Në 2009-ën kishte më shumë deputetë. Pesha që ka Berisha brenda PD dhe vlerësimi i Berishës jashtë PD është një hendek që po zgjerohet shumë. Duke marrë parasysh votat që ai mori në Tiranë rezulton që ky lloj adhurimi nuk reflektohet qoftë edhe brenda elektoratit të djathtë”, tha Blendi Kajsiu.



