
Dita e sotme do të mbledhë së bashku vendet anëtare të NATO-s, në Samitin, i cili do të zhvillohet në Bruksel.
Pjesë e takimit, do të jenë ndër figurat më të larta politike botërore, nga Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, deri tek Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. I pranishëm do të jetë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ndër çështjet kryesore të diskutimit, janë ato të situatave në Afganistan dhe Siri. Çështje mbi Rusinë dhe Kinën, do të jenë gjithashtu në vëmendje të Samitit.
Ky Samit do të paraprijë atë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, të martën e 15 qershorit.
Hapja zyrtare pritet të kryhet rreth orës 10:00, nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Rreth orës 10:30 pritet të mbërrijnë krerët përfaqësues të vendeve anëtare. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:30, ku do të paraqiten edhe qasjet e para të udhëheqësve.
Një paraqitje e portetit të vendeve anëtare të NATO-s pritet rreth mesditës.
Takimet e krerëve të shteteve në mënyrë direkte pritet të zhvillohen në orën 13:30. Ato do të përmbyllen me një fjalim të Sekretarit Stoltenberg mbi diskutimet e ditës.



