
I pyetur se çfarë do të bënte në rast se shpallet non grata si Sali Berisha, presidenti Meta tha se llogaritë i bën vetëm me popullin.
“E ke vërtet ti këtë ide për mua? Se ca bëjnë ata nuk e di, di ca bëj vetë. Sikur e gjithë bota të më bëjë nuk grata nuk më intereson. Se unë raportin e kam me popullin tim. Kush do më bëjë? Zonja e Bilalit? Nuk më intereson fare. E kam problemin me popullin shqiptar, do jetoj këtu”, tha Meta në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV.



