
Sali Berisha u ndal sot në Lezhë, në foltoren e radhës me demokratët.
Në takimin e zhvilluar me mbështetësit ra në sy prania e Flamur Nokës, Klevis Balliut dhe Aldo Bumçit.
Ndërkohë, mungojnë drejtuesit e degës së PD-së dhe deputetët e qarkut të Lezhës.
Berisha tha se shkak i përjashtimit të tij nga Basha është bërë kundërshtimi që ai u ka bërë planeve të kryeministrit Rama.
Edi Rama është tradhtari më i madh. Me aleancën e tij me Beogradin dhe Shkupin, ka rrethuar Kosovën.
Një kryetar grupseksioni nga Puka më tha Rama në 8 vite mori çdo institucion, sepse ia dha Lulzim Basha nga paaftësia për ta penguar. Kjo është e vërteta. Le të ndalemi pak: cilën betejë fituam ne në këto 8 vite? Kemi kaluar nga humbja në humbje.
Të nesërmen e vendimit e kam pyetur veten: çfarë kam bërë në 8 vite. nuk kisha asnjë pushtet veç foltores së Parlamentit dhe Facebookut. Por kisha prishur plane të mëdha të Sorosit për ndarjen e Kosovës. Kisha kundërshtuar aleancën kundër Kosovës, kisha kundërshtuar reformën e drejtësisë së Sorosit. Ndarja e Kosovës ishte një projekt destabilizues. Çfarë ndodhi? Europa nxori karton të kuq. Nuk i shërben integrimit në BE.



