Konferenca e Kartës SHBA-Adriatik/ Begaj: Siguria botërore, në një moment delikat. Shqipëria, rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan

Konferenca e Kartës SHBA-Adriatik/ Begaj: Siguria botërore, në një moment delikat. Shqipëria, rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte i ftuar sot në Konferencën e 27-të të Iniciativës SHBA- Karta e Adriatikut (A5), që u zhvillua në Tiranë.

Në fjalën e tij Presidenti Begaj u fokusua mbi rëndësinë e përpjekjeve të aleatëve për forcimin e bashkëpunimit, zgjerimin e NATO-s dhe rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë, situatës së brishtë në rajon dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, Presidenti i Republikës vlerësoi së është një moment tepër delikat për sigurinë botërore.

Në këtë kontekst, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e investimeve për sigurinë dhe krijimin e platformave të ndërveprimit për krijimin e kushteve për një mjedis më të sigurt e të qëndrueshëm.

Si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Presidenti Begaj shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për zgjerimin e infrastrukturës në dispozicion tëNATO-s, krahas vijimit të kontributit me trupa dhe kapacitete.

Kreu i Shtetit përmendi ofrimin e Porto Romanos si një mundësi tjetër për Aleancën, si edhe objektivin për rivitalizimin e industrisë në fushën e mbrojtjes.

Ndërsa rikonfirmoi qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë krah bllokut Euroatlantik, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me partnerët strategjikë dhe komunitetin e vlerave demokratike. Sipas Kreut të Shtetit, përballë agresionit rus në Ukrainë dhe përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme kërkohet një qasje e bashkuar dhe një angazhim i përbashkët për t’i adresuar këto çështje madhore në mënyrë efikase e të qëndrueshme.

Për sa i përket sfidave të Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Shqipërisë theksoi: “Në dekadat e fundit, rajoni ynë mbetet i brishtë dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve të brendshme e të jashtme që mund të destabilizojnë paqen dhe stabilitetin e arritur”.

Ndërsa konfirmoi rolin e qartë dhe konstruktiv të shqiptarëve në rajon, Presidenti i Shqipërisë theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në iniciativën SHBA – Karta e Adriatikut dhe në NATO, duke e cilësuar këtë proces thelbësor edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët e rajonit janë një faktor konstruktiv dhe i moderuar duke kontribuar në paqe, në siguri dhe stabilitet. Për më tepër, ata janë dëshmuar si mbështetës të palëkundur të së ardhmes evropiane dhe Euroatlantike të rajonit tonë.

 Në bashkëpunim me aleatët tanë, kemi punuar vazhdimisht për të forcuar sigurinë në rajon dhe për të promovuar integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në strukturat Euroatlantike.

Në këtë rrugëtim është me rëndësi të përfshihen edhe anëtarë të rinj që dëshirojnë të anëtarësohen në Iniciativën SHBA - Karta e Adriatikut dhe në NATO.

 Anëtarësimi i Kosovës në këtë Kartë është thelbësor jo vetëm për sigurinë e Kosovës, por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit. Kosova, ndonëse është shtet i ri, ka treguar përkushtim ndaj paqes dhe bashkëpunimit, dhe përbën një faktor kontribuues për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Iniciativa SHBA - Karta e Adriatikut ka treguar për vite me radhë se është një instrument i fuqishëm dhe efektiv për promovimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit midis vendeve tona dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam i bindur se edhe në të ardhmen ajo do të vazhdojë të kontribuojë në integrimin e mëtejshëm të rajonit tonë në familjen Euroatlantike.

 Bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një gur themeli për të gjitha përpjekjet tona. Falë këtij partneriteti strategjik, të qëndrueshëm e të fortë, ne kemi sigurinë dhe besimin se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një rajon i paqes dhe stabilitetit.

 Jo më larg se dje, të nderuar miq, në Shqipëri u bë një aktivitet me të rinjtë nga Mesdheu. Ishin 50 të rinj, të cilët iu përkasi. besimeve të ndryshme fetare. Jo pa qëllim u zgjodh Shqipëria si vend për organizimin e këtij aktiviteti, për faktin që ka treguar se bashkëpunimi ndërfetar, respekti dhe respektimi i tjetrit është shumë i rëndësishëm.

Unë besoj se atyre të rinjve dje dhe të rinjve të rajonit tonë sot ne duhet t’iu dërgojmë mesazhin që vetëm duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, vetëm duke punuar përditë e më shumë për të forcuar sigurinë në rajonin tonë, ne do t’u lëmë atyre një të ardhme më të mirë, një vend ku ata meritojnë të jetojnë, të zhvillojnë jetën e tyre. Besoj se rinia e meriton këtë mesazh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy