Në mbyllje të fushatës elektorale në Lushnjë, Kryeministri Edi Rama shigjetoi Sali Berishën dhe Ilir Metën, bashkë me kandidatët e tyre, duke kërkuar që qytetarët më 14 maj të votojnë për Eriselda Sefën.
Ai deklaroi se në 14 maj do votohet për të zgjedhur njeriun që do jetë në krye të punëve, për tu shërbyer qytetarëve, por edhe një zgjedhje jo thjesht midis kandidatëve socialistë dhe maskën e faqes së zezë të damkosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo që u ofrohet si alternativë është një turp i madh për Shqipërinë që sot gëzon mbështetjen më të madhe se kurrë më parë që ka pasur nga aleatët strategjikë.
Jemi në një pozicion ku flamuri ynë kombëtar është më lart se kurrë më parë në arenën ndërkombëtare.
Në Lushnjë do marrin leksion të paharrueshëm, që se si e mos të guxojmë më herë tjetër të vijnë këtu për të kërkuar votën me faqen e zezë të Salike floririt.
Sipas tij, në 14 maj ose të shkohet të votohet për dikë që i rri punës mbi kokë, ose të mos dilet fare.
Rama tha se aleatët do të numërojnë votat që shqiptarët do i japin “Salike floririt”, për të kuptuar se sa shqiptarë janë ata që e mbështesin dikë për të cilin partnerët kërkojnë që të hiqet nga sytë.



