Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Rama se po bën presion ndaj gjykatave për të manipuluar vendimin ndaj Haki Çakos dhe Elvis Roshit.
Zëdhënësja e kësaj partie Ina Zhupa deklaroi se Rama po e mbron Çakon në mënyrë që ky i fundit të mos tregojë për përgjimet, ndërsa Roshin e mbron në përpjekje për të mbajtur lidhjet e tij me trafikantët dhe banditët.



