
Zëdhënësja për shtyp e “Foltores”, Floriana Garo i është përgjigjur publikisht akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, se nuk ka Kuvend legjitim me 11 dhjetor.
Në një njoftim zyrtar në emër te Foltores, Garo shkruan se demokratët do të mblidhen së bashku më 11 dhjetor, duke e cilësuar Bashës si qesharak me kërcënimet e tij se do ta përjashtoi liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ajo e cilësoi Bashën, si një dështak, që i ka sjellë vetëm humbje dhe dështim PD-së, ndërsa për vete, ka përfituar duke u pasuruar në opozitë, si askush tjetër në 30 vite.
Deklaratë e Partia Demokratike – Foltorja
Dita e ndryshimit po vjen! Demokratet kane marre ne dore fatet e partisë se tyre dhe ne dt 11 Dhjetor do mblidhen te bashkuar si asnjëherë me pare për ta hequr Partine Demokratike nga pazaret e peng-kryetarit dhe per t'jua rikthyer ate demokrateve. Vetëm kështu Partia Demokratike do te shkëputet nga pazar humbjet e Lulzim Bashes dhe do rikthehet ne rrugën e përballjes me Ramen dhe fitoren ndaj narkoshtetit te tij.
Ne dt 11 Dhjetor demokratet do te refuzojnë humbjet, disfatat dhe pazaret dhe do rifitojnë kohen e humbur drejt FITORES!
Lulzim Basha, njeriu qe ka frike te takoje demokratet dhe madje ka tmerr dhe nga firmat e tyre e ndjen se me afrimin e Kuvendit te Partisë Demokratike pazaret e tij me Edi Ramen do te mbarojnë e bashke me to dhe përfitimet e tij prej tyre. Ai është bere qesharak me kërcënimet se do përjashtojë partine për te mbajtur vulën qe i duhet vetëm për te vulosur humbjet e Partise Demokratike ne kurriz te pazareve te tij me Edi Ramen! Problemi i Partisë Demokratike nuk është Sali Berisha qe e ka bere atë 7 here fituese por pazarexhiu qe i ka shkaktuar dhe sjelle asaj vetëm humbje dhe dështim. Lulzim Basha ka shitur sakrificat, besimin, mundin dhe djersen e demokrateve duke u dhuruar atyre vetëm humbje, ndërsa për vete ka përfituar si askush ne 30 vjet duke u pasuruar ne opozite!
Ai ka dështuar ne çdo aksion opozitar qe ka nisur për faktin e thjeshte se gjate rrugës interesat dhe sakrificat e demokrateve u shiten për pazare siç beri me çadrën, me Astirin, me teatrin, me djegien e mandateve, me bojkotin e zgjedhjeve, me traun e rrugës se kombit, me portin e Durrësit e shume te tjera!
11 Dhjetori do te jete një ditëlindje e vërtete për Partine Demokratike dhe gjithë demokratet qe duan te bëjnë opozite te vërtete dhe pa asnjë kompromis për te rrezuar narkoshtetin e Ramës dhe pengjet e tij.



