KQZ informon partitë politike për fazën e vlerësimit të ofertës dhe zgjidhjes teknike

KQZ informon partitë politike për fazën e vlerësimit të ofertës dhe zgjidhjes teknike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e vlerësimit të ofertës ekonomike dhe të zgjidhjes teknike që ka ofruar operatori ekonomik “Smartmatic”, sa i përket procesit të identifikimit biometrik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka dërguar partive politike një shkresë me informacion në lidhje me procedurat e ndjekura nga KQZ për prokurimin e sistemeve/pajisjeve të teknologjisë së informacionit për identifikimin biometrik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor.

Në shkresën e publikuar nga KQZ thuhet se, “vetëm 6 kompani kishin përfunduar procesin e regjistrimit në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik. Për rrjedhojë vetëm këto kompani morën ftesën për pjesëmarrje në procedurën prokuruese”.

“Data 5 janar ishte afati i fundit për paraqitjen e ofertës nga këto 6 kompani të ftuara për të prezntuar ofertën e tyre”, thekson KQZ.

KQZ shton se, “rezultoi se vetëm kompania “Smartmatic” kishte dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në sistem, si dhe paraqiti brenda afatit të vendosur nga Autoriteti Kontraktor pajisjen/mostrën “demo”-n e kërkuar”.

“Aktualisht KQZ është në fazën e vlerësimit të ofertës ekonomike dhe të zgjidhjes teknike që ka ofruar operatori ekonomik ‘Smartmatic”, thekson KQZ në shkresën drejtuar partive politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy