Lajçak paralajmëron takimin e radhës së kryenegociatorëve në Bruksel

Lajçak paralajmëron takimin e radhës së kryenegociatorëve në Bruksel

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë përgatitjet për një takim në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në rrjete sociale, Lajçak ka theksuar se javët në vijim pritet të organizojë takimin me kryenegociatorët në Bruksel.

Këtë javë që vjen, do të fokusohem në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin do të doja ta organizoja në javët në vijim.

Në mes të shtatorit ishte takimi i fundit në Bruksel, ku zyrtari evropian i takoi ndaras Bislimin e Petkoviçin, por që s’arriti të zhvillonte takim trilateral.

Dialogu aktualisht është në ngërç, dhe diplomatët perëndimorë paralajmërojnë për rreziqe të tensioneve në veri të Kosovës.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy