VV kërkon moscertifikimin e personave të dënuar për zgjedhje/ Bie në "grackë" edhe vetë Albin Kurti

VV kërkon moscertifikimin e personave të dënuar për zgjedhje/ Bie në "grackë" edhe vetë Albin Kurti

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në bazë të vendimit të fundit nuk ka të drejtë të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurt, pasi edhe vetë është i dënuar për vepër penale.  Në vendimin  65-faqësh të Gjykatës Kushtetuese, në nenin 93 të saj,  përmendet kërkesa e përfaqësuesit ligjor të VV-së pranë Gjykatës Kushtetuese, i cili duke argumentuar rreth rastit të ish-deputetit Etem Arifi, ka thënë se ai nuk duhej të certifikohej fare. Por aktgjykimi i Kushtetueses ka ndikuar edhe te vetë Kurti.

“93. Por, sipas përfaqësuesit të parashtruesve të kërkesës, Etem Arifi nuk është dashur të certifikohet si kandidat për deputet, bazuar në nenin 55 të Kushtetutës, i cili parasheh që të drejtat dhe liritë mund të kufizohen vetëm me ligj dhe, rrjedhimisht, në nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili parasheh që një person është i aftë të kandidojë si kandidat për deputet, përveç nëse është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) 16 vitet e fundit. Përfaqësuesi i parashtruesve të kërkesës theksoj se moszbatimi i Nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme është “papërgjegjësi totale juridike e KQZ-së”, thuhet në aktgjykim.

Liderit të VV-së, Albin Kurti, Gjykata e Apelit ia kishte vërtetuar dënimin me kusht në shtator të 2018, pra nuk janë mbushur ende 3 vjet. Kurti  së bashku me Donika Kadaj-Bujupin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin, u shpallën fajtor në janar të 2015 për dy veprat penale, atë të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, veprime këto që lidhen me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Aktgjykimi i Kushtetueses e bën të qartë se ata dhe personat e dënuar në tre vitet e fundit nuk kanë të drejtë të kandidojnë për deputetë.

“298. Rrjedhimisht, duke u bazuar në gjuhën e qartë të nenit 71.1 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nënparagrafit 6 të paragrafit 3 të nenit 70 të Kushtetutës, Gjykata konsideron se asnjë person nuk mund të fitojë dhe mbajë mandat të vlefshëm të deputetit nëse është i dënuar për vepër penale sikurse parashihet me këto dispozita, me vendim gjyqësor të formës së prerë, nëse kundër tij/saj ka një vendim dënues që është në fuqi në Republikën e Kosovës”, thuhet në aktgjykim.

Edhe nëse Kurti nuk kandidon dot si deputet, ai sërish mund të zgjidhet si kryeministër në rast se partia e tij rezulton fituese në zgjedhjet e 14 Shkurtit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy