Shtensionimi i situatës në veri/ Lajçak sot vjen në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Shtensionimi i situatës në veri/ Lajçak sot vjen në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Në përpjekje për shtensionim të situatës në veri të vendit, i dërguari special i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak, sot do të vijë sërish në Prishtinë. Bëhet e ditur se Lajçak do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. “Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës. Pas Prishtinës, emisari i BE-së pritet që në takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç të dërgojë porositë e Brukselit edhe në Beograd. Kjo është vizita e dytë e Lajçakut brenda një muaji, pasi që ai në fillim të qershorit bëri një vizitë bashkë me emisarin amerikan për Ballkan Gabriel Escobar. Lajçak pritet që sërish t’i ripërsëritë kërkesat e Bruksleit sa i përket hapave drejt de-përshkallëzimit e të cilat nënkuptojnë largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serb; largimin e kryetarëve të zgjedhur të komunave nga këto objekte dhe shpalljen e zgjedhjeve në veri. Në këtë rrafsh pritet deklarimi publik i serbëve se do të marrin pjesë në votime, dhe kjo është kërkesë drejtuar Beogradit që ta sigurojë këtë gjë. Vizita e Miroslav Lajçakut vjen në momentin kur Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të përgatitura e të praktikuara qysh në javën e dytë të qershorit, por rreth të cilave Prishtina zyrtare u njoftua formalisht më 28 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy