Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për t’i hequr mandatin deputetit të Partisë Socialiste Rakip Suli.
PD e quajti të papajtueshëm mandatin e deputetit Suli me pretendimin se ka përfituar fonde publike, por, Kushtetuesja e rrëzoi këtë kërkesë.
Në konkluzion, Gjykata vlerëson se konstatimi i papajtueshmërisë së mandatit të deputetit është në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese vetëm në rastet e parashikuara nga neni 70/3 i Kushtetutës, kurse për të gjitha rastet e tjera legjislatori ka parashikuar vetë Kuvendin si institucionin i cili vendos për heqjen ose jo të mandatit të deputetit.
Për sa më sipër, Gjykata vlerëson se në rastin konkret nuk plotësohen kushtet për vënien e saj në lëvizje në kuptim të përmbajtjes së nenit 70/4 të Kushtetutës dhe çështja në fjalë e paraqitur nga Kuvendi nuk hyn në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, për rrjedhojë kërkesa duhet rrëzuar.



