
Ish- presidenti Bujar Nishani prej kohësh ka dalë hapur kundër Lulzim Bashës, që nga periudha e zgjedhjeve brenda PD-së, por qëndrimi i tij kundër kryedemokratit, u përforcua edhe më shumë me përjashtimin e Sali Berishës.
Së fundmi Nishani, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen për të drejtat e tyre, pasi sipas tij dyshja Rama-Basha, në bashkëpunim me njëri tjetrin, po tallen me ta.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Nishani, ka listuar një sërë arsyesh pse sipas tij, shqiptarët duhet të bëhen bashkë kundër Rama-Basha, mes të cilave thotë se është ekonomia mizerabël siç ai e konsideron apo edhe mungesa e demokracisë në vend.
Ndër të tjera ai shprehet se shqiptarët të mos lejojnë kurrë që ti konsiderojnë e trajtojnë si qytetarë të Klasit të II-të.
“Edi Rama & Lulzim Basha synojnë e punojnë që shqiptarët të konsiderohen e trajtohen si qytetarë të Klasit të II-të!
Sipas Platformës së tyre;
Për shqiptarët mjafton kjo ekonomi mizerabël,
Për shqiptarët nuk ka nevojë për shtet serioz dhe institucione normale,
Për shqiptarët nuk ka nevojë për rregulla e kode demokratike,
Për shqiptarët nuk janë të rëndësishme liria, të drejtat themelore, dinjiteti,
Për shqiptarët nuk janë të nevojshme standartet që gëzojnë popujt & shoqëritë e tjera evropiane.
Mjafton që Rama & Basha të vegjetojnë mbi mjerimin dhe talljen ndaj shqiptarëve.
Shqiptarët të mos lejojnë kurrë që ti konsiderojnë e trajtojnë si qytetarë të Klasit të II-të!
Kurrë, me çdo çmim që të nevojitet!



