Balliu: Basha të largohet më 5 janar, nëse jo e largon anëtarësia pa dhunë (VIDEO)

Balliu: Basha të largohet më 5 janar, nëse jo e largon anëtarësia pa dhunë (VIDEO)

Demokrati Klevis Balliu nga staudio e lajmeve në MCN TV teksa foli për 5 janarin si ultimatumi kundrejt Bashës për tu larguar nga zyra u shpreh se Basha një veprim të tillë duhet ta bëjë pa u menduar pasi është e vetmja mundësi që ai të mendojë një herë të vetme për demokratët dhe jo veten. Nëse ai zgjedh të mos largohet atëherë, Balliu shpjegoi se do të jetë anëtarësia ajo që do ta nxjerrë më pas jashtë zyrës, por duke mohuar kategorisht që të ketë dhunë dhe konfrontime.

Demokratët presin çdo të ndodhë deri në 5 janar, Basha ka kohë të marrë një vendim të largohet dhe të mendojë për herë të parë për demokratët. Nëse jo vjen 8 janari dhe do e bëjë anëtarësia që do e zgjidhë këtë punë dhe pavarësisht shpresave që mund të kenë njerëz pranë Ramës nuk do ketë dhunë apo përplasje. Lajmi i vetëm është anëtarësia merr PD dhe Basha largohet.  Se si do të dalë Basha nga zyra le ta zgjedhë ai vetë, në 8 janar kjo është çështje e mbyllur. Mua më vjen keq që shoh Bashën sot në këtë farë derexheje. Ai vjen nga një shkollë që është një nga 5 më të mirat në botë dhe ai erdhi si një lider perëndimor.

I pyetur se a ka emra konkretë se kush do e drejtojë Partinë Demokratike, Balliu u shpreh se janë disa që kanë shprehur ambicien për të qenë në krye dhe kjo do të zgjidhet pas përmes një votimi.

Ky aksion përfundon kështu: filloi me foltoren, kuvendin, referendumi dhe në fund të çon të bësh zgjedhje në PD për kryetarin e ardhshëm dhe nuk ka demokrat në Shqipëri që të jetë kundër zgjedhjeve. Se kush do jenë kandidaturat atë e vendos anëtarësia. Deri sot janë 4-5 persona përfshi dhe Tomorr Alizotin që kanë shprehur ambicien më pas do vendos dhe unë se kë do votoj. Unë mendoj se PD janë jo vetëm propozimet e Berishës që jo vetëm do e forconin partinë por mbi të gjitha ka nevojë që PD të bashkohet me të gjithë vlerat që ajo ka në historikun e saj nga ata të ‘90 deri te ata sot, dhe një figurë që e bën këtë padiskutim është Berisha dhe kjo është ajo që i duhet bashkimi, më pas politikat për tu zgjeruar dhe hapur. Atë ditë do të hiqet një nga dhëmballët e kalbura që ka kapur opozitarizmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy