
Teksa PD vazhdon të jetë ende në betejën e saj të brendshme për të riformuluar partinë e saj, para janë zgjedhjet vendore të 14 majit.
Gazetari Basir Çollaku, në “MCN live”, vlerëson se opozita nuk po shkon me bateritë e karikuara në këto zgjedhje.
Sipas tij, përderisa mazhoranca ka filluar fushatën muaj më parë, opozita nuk ka kapacitetet për të përballuar këtë aspekt.
Është testi i rëndësishëm për 14 majin. PD nuk po shkon siç duhet në këto zgjedhje.
Alibeaj ka përjashtuar edhe kandidatin asaj pjese tjetër të PD-së, me arsyetimin se nuk kanë reflektuar.
Por, nuk po shkohet me gjithë bateritë e duhura në zgjedhjet e 14 majit. Përballja kryesore është Tirana dhe mazhoranca ka nisur me muaj fushatën në terren, kjo është ajo që duke pasur më tepër prani në media mazhoranca kontrollon pjesë të dukshme të informacionit dhe opozita nuk i ka fuqitë dhe kapacitete e plota për të sulmuar siç duhet në momentin që ne po flasim.
Përveç kësaj ka edhe një përpjekje të këtij grupimi të z.Alibeaj, për të nxjerrë emra të tjerë alternativë si kandidatë , kjo sigurisht është në disavantazh të opozitës, nuk u shkon për shtat as për mbarë, as për numra.
Ne duhet të shkojmë në zgjedhje me alternativa me projekte, dhe me përballje, kjo fushatë po bëhet politike, nuk kemi llogaridhënie.



