Deputetja Ina Zhupa në një deklaratë për mediat tha se sot kaloi në Kuvend projekt-ligji që shkatërron përfundimisht zonat e mbrojtura, dhe i hap rrugë një masakre mjedisore.
Ajo tha se ky projektligj bëhet posaçërisht për oligarkët, dhe është një ligj me porosi.
Sot kaloi një ligj që është përfundimisht shkatërrimi i zonave të mbrojtura, masakër mjedisore, i bërë posaçërisht për oligarkët. Ky ligj heq mbrojtjen për zonat e mbrojtura, u bënë ato sheshe ku mund të kryhen investime strategjike, sipas kontratave që do firmosen fap e fap me z.Rama. Ne do bëjmë çdo përpjekje për ta ndalur, duke nisur nga presidenti i republikës, deri në Gjykatë Kushtetuese. BE ka reaguar sepse ky ligj është në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizim asociimit, me kapitujt për hapjen e negociatave, është në kundërshtim me disa konventa. Është një ligj me porosi. Dikush ka pasur siguri nga Edi Rama që mund të ndërtonte aty ku është e dënuar me ligj”.



