Vuçiç: Njohja e Kosovës nuk është në axhendë

Vuçiç: Njohja e Kosovës nuk është në axhendë

Serbia është e gatshme të negociojë me Prishtinën, pa asnjë afat dhe "me mirëbesim", njohja e Kosovës nuk është në rendin e ditës, tha Presidenti Aleksandër Vuçiç.

"Ne jemi të gatshëm për të negociuar,  por nuk ka flamur të bardhë," tha Vuçiç në një intervistë për Reuters.

Sipas tij, dialogu është i mirëpritur nëse është një dialog, në  të cilin do të konsiderohet çfarë është e mundur dhe çfarë kompromis.

"Ne besojmë se është në interesin e shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare të diskutojmë rreth lirisësë lëvizjes së kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve," shpjegoi Vuçiç.

Në këtë drejtim, Reuters kujton se dialogu i ndërmjetësuar nga BE ishte pezulluar në vitin 2018, kur Kosova vendosi taksat 100 përqind për mallrat serbe, dhe se heqja e asaj pengese tregtare nga qeveria e re e Prishtinës, këtë muaj, hapi rrugën për rifillimin e dialogut.

Gjithashtu, vuri në dukje se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën përpara se të hyjë në BE.

Vuçiç theksoi se Serbia dëshiron lidhje të ekuilibruar me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë, se po përpiqet të bëhet anëtar i BE-së, si dhe të arrijë një marrëveshje me Prishtinën.

Ai gjithashtu u shpreh se Beogradi nuk planifikon të zgjedhë midis Rusisë - një aleat natyror sllav dhe ortodoks, BE-së- partneri kryesor i saj tregtar dhe Kinës.

"Ne kemi axhendën tonë, një karrige, jo dy. Si mund të themi 'rroftë Hong Kongu dhe rroftë Tajvani", dhe pastaj të presim mbështetjen kineze për integritetin tonë territorial? Për të mos përmendur që Kina është miku ynë që na ndihmoi", tha Presidenti i Serbisë.

Sipas Reuters, Vuçiç e përshkruan veten si një "Eurorealist", duke shtuar se anëtarësimi në BE mbetet një qëllim strategjik.

"Përveç faktit që ne ndajmë vlera të përbashkëta, ne realizojmë 67 përqind të shkëmbimit tonë tregtar me BE", përfundoi ai./ B92

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy