Shemsi Prençi nuk njeh procesin zgjedhor të Primareve: Në lista ka më shumë anëtarë të PS-së se PD-së

Shemsi Prençi nuk njeh procesin zgjedhor të Primareve: Në lista ka më shumë anëtarë të PS-së se PD-së

Shemsi Prençi, kandidat në Primaret për bashkinë e Kamzës ka deklaruar mosnjohjen e procesit zgjedhor që po zhvillohet ditën e sotme në strukturat e PD-së.

Përmes një deklarate për mediat, Prençi thotë se në listat zgjedhore të Primareve ka më shumë anëtarë të PS-së  se të PD-së.

Duke vijuar arsyetimin e tij përmes kësaj deklarate, Prençi thotë se në lista emra të personave që nuk kanë lidhje me PD-në janë përsëritur 2,3-4 herë.

Të nderuar demokrat të bashkisë Kamez-Paskuqan ! Me keqardhje ju njoftoj se po konstatojmë se në listat zgjedhore të Primareve ka më shumë anëtarë dhe drejtues të strukturave të Partisë Socialiste se anëtarë dhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike. Mbi 50%  e anëtarësisë Partisë Demokratike nuk kanë emrin në listat e votimit. Madje rezulton se nuk kanë emrin në listat e votimit as Kryetari i Forumit Rinor te PD, Z. Françesko Muça dhe N/ Kryetari e anëtarët e Kryesisë dhe drejtuesit e Grupseksioneve e seksioneve të PD.

Gjithashtu në listat e votuesve përsëriten emrat e votuesve nga 2,3, 4 herë një person e që nuk ka lidhje fare me PD. Një situatë të tillë e kemi konstatuar në grup duke mbikëqyrur procesin së bashku me dy kandidatet e tjerë Arjan Hoxha dhe Asllan Dogjani si dhe Kryetari i PD Kamez Arben Muja e Sekretari Gjovalin Pali. Në këto kushte anarkie dhe për të mos u bërë pjesë e kësaj katraure zgjedhor bëj publike:

Mos njohjen e këtij procesi zgjedhor! Gjithashtu i kërkoj Partisë Demokratike të Shqipërisë përsëritjen  e Procesit të Primareve, duke respektuar Statutin e PD dhe udhëzimet e saj në lidhje me Primaret i bindur se vetëm kështu do realizojmë një proces Primareve në Parti pa lista të konsoliduara dhe të shpallura 5 ditë para votimit. Lista e votuesve me Demokratet jashtë liste ka mbërritur ne PD Kamez vetëm sot me dt. 04 Dhjetor 2022 në ora 07:00.

Duke dëgjuar protestën e anëtarëve dhe drejtuesve te strukturave në 19 Grupseksionet e Partisë Demokratike Dega Kamëz jam i bindur në mos njohjen e këtij procesi denigrues për Demokratët e bashkisë Kamëz. Kauza e Demokratëve, nuk është nxjerrja e një kandidati, por forcimi dhe bashkimi për tu përballur denjësisht me regjimin Rama-Rilindja me dt. 14 Maj 2023 dhe për ti kthyer bastionin Demokratëve e Bashkinë Kamëz qytetarëve. Mirënjohje dhe respekte për demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit. Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy