Fëmijët mbajtën fotot e Osmanit e Konjufcës në duar/ Distancohet Kuvendi: Nuk e kemi ditur

Fëmijët mbajtën fotot e Osmanit e Konjufcës në duar/ Distancohet Kuvendi: Nuk e kemi ditur

Një foto e bërë sot në prag të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës në një vizitë në Kuvendin e Kosovë, ka ngjallur reagime dhe debate në rrjete sociale për mënyrën se si ishin keqpërdorur fëmijët, duke mbajtur në duar fotografi të dy liderëve politikë, Glauk Konjuca e Vjosa Osmani.

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ka reaguar pas publikimit të kësaj fotografie të disa nxënësve në hollin e Kuvendit.

Kërçeli ka shkruar në rrjete sociale se vizita e nxënësve në Kuvend është një praktikë e moçme, por ai thotë se zyra e Kryeparlamentarit është kundër praktikës që fëmijët të mbajnë në duar fotografi të figurave politike.

Në këtë foto po shihen fëmijët duke mbajtur fotografinë e kryetarit të  Kuvendit dhe Presidentes. Pajtohemi që nxënësit e shkollave të ndryshme të Kosovës të bëjnë vizita në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të njoftohen nga afër me punët e institucioneve të vendit. Një veprimtari e tillë ka ndodhur vazhdimisht edhe në të kaluarën. Mirëpo jemi kundër kësaj praktike që fëmijët të mbajnë në dorë fotografi të figurave politike.

Kërçeli deklaron se për këtë veprim janë mësimdhënësit dhe se Kuvendi nuk ka qenë në dijeni për këtë rast.

Fëmijët e kanë botën e tyre të pastër dhe të pafajshme dhe duhet të mbahen larg fenomeneve të tilla. Por për këtë janë përgjegjës mësimdhënësit. Shprehim keqardhje që një gjë e tillë ka ndodhur pa dijeninë tonë.

Ndryshe, fotoja që po qarkullon në rrjetet sociale nuk dihet se nga kush është publikuar, por ka ngjallur reagime të shumta.

Analistët në Kosovë kanë pohuar se një foto e tillë të asocon me pionierët e shokut Tito, ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga Presidenca lidhur me rastin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy