Vazhdojnë “rrjedhjet” nga LSI, në Skrapar 8 këshilltarë kalojnë në drejtim të PS-së

Vazhdojnë “rrjedhjet” nga LSI, në Skrapar 8 këshilltarë kalojnë në drejtim të PS-së

Vazhdojnë rrjedhjet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas disa largimeve të këshilltarëve në disa qytete si Tiranë, Fieri, Gjirokastër, Vlorë dhe Belsh, këshilltarët kanë zgjedhur ta braktisin këtë forcë politike.

Por pas humbjes së pushtetit dhe kalimin e saj si forcë opozitare nga LSI ka pasur shumë largime dhe të fundit janë këshilltarët e e kësaj force politike në Këshillin Bashkiak të Skraparit.

Edhe pse konsiderohet si një prej zonave më të forta të LSI-së, disa prej këshilltarëve duket se kanë dhënë sinjalet e para për t’u larguar drejt Partisë Socialiste.

6 këshilltarë të LSI, 1 i PD-së dhe 1 i PR kanë kanë kaluar në anën e Patrisë Socialiste. Në një deklaratë për mediat, ata thonë se zhvillimet e fundit politike tregojnë se LSI është bërë bashkë me PD për të parë nga lindja dhe jo nga perëndimi.  

Ata theksojnë se nuk janë votuar nga qytetarëve të Skraparit që të bëhen vegla të interesave të huaja në vendin tonë.

Ata i bëjnë thirje të gjithë këshilltarëve të tjerë, që të ndjekin të njëjtin shembull sepse partia e tyre nuk përfaqëson intereseat e shqiptarëve.

Ende nuk ka një qëndrim të kryetares Monika Kryemadhi pas “rrjedhjeve” që kanë dëmtuar besueshmërinë e forcës politike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy