Mërtiri: Pas largimit, Berisha nuk i beson më askujt, është i detyruar të fusë të bijën në lojë

Mërtiri: Pas largimit, Berisha nuk i beson më askujt, është i detyruar të fusë të bijën në lojë

Çështjen se si do të mbesë më tej PD pa liderin e saj, pas vendimit të SPAK, sociologu Ergys Mërtiri e sheh me mungesë të figurave të reja.

Ai tha se tashmë Berisha nuk i beson më askujt, dhe ndoshta është i detyruar të fusë të bijën në lojë.

Unë nuk mendoj se mund të ketë figura të reja për disa arsye, sepse këta, e para, nuk kanë lënë vend për figura të reja, sepse Berisha në këto 30 vite ka mbajtur figura që i kanë bërë fresk dhe temena dhe janë aty se kanë adhuruar atë.

E dyta, vetë figurat nuk duan të spikasin, sepse po spikatën i heq lideri. Kështu që është një lloj skeme që e lë partinë në këtë lloj bataku ku është.

Dhe e treta, vetë Berisha nuk i beson më askujt. Personi më i besuar në këto 10 vite ka qenë Lulzim Basha, pavarësisht se sot e akuzon për mungesë besnikërie, por problemi më i madh që ka patur Basha ka qenë se ishte më shumë besnik se ç’duhej.

Tani kur Lulzim Basha i doli kundra me non gratën, unë jam i bindur se edhe Argita Malltezi do të vijë dita kur t’i thotë: baba më lër rrugën time se do ta bëj vetë këtë punë. Berisha nuk i besoj kujt, prandaj është i detyruar të fusë të bijën në lojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy