Me 114 vota për dhe asnjë kundër Kuvendi miratoi Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO.

Pas këtij vendimi Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e NATO-s në bazë të marrëveshjes që është bërë me aleancën kohë më parë, pas paktit që u bë me qeverinë Greke që solli dhe ndryshimin e emrit.
Gjatë seancës së sotme kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive, duke dhënë mbështetjen e tyre.
Vetëm përfaqësuesit e VMRO-së nuk morën pjesë, pasi nuk pajtohen me vendimin për emërimin e shtetit sipas Marrëveshjes së Prespës.
Pas votimit në Kuvend ka pasur reagime të shumta nga aktorët politik në vend, të cilët kanë thënë se ky është një vendim hisotrik.
Po ashtu ky vendim është pasuar dhe me ngritjen e flamurit të NATO-s duke zyrtarizuar kështu anëtarësimin e vendit në aleancë.
Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e Aleancës së NATO-s.



