
Dështon seanca e parë tek krimet e rënda, për padinë për shpifje nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha, ndërkohë që Krimet e Rënda shpallin moskompetencë gjykimi, duke ia kaluar çështjen Gjykatës së Tiranës. Balla tha se veç padisë për shpifje, ekzistojnë prova ndaj Lulzim Bashës, të cilat sipas tij e përfshijnë në eurot e kapura në port.



