Kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, shpreh shqetësimin për presion ndaj institucioneve që merren drejtpërdrejt me ligjin e vetingut.
“Jemi të shqetësuar për disa përpjekje për ta vendosur nën kontroll procesin e kandidimit, për të ushtruar presion ndaj punës së institucioneve që merren drejtpërdrejt me vetingun, për të ushtruar presion ndaj gjyqtarëve të ndershëm që duan të kontribuojnë në këtë proces”, tha Xhafaj.



