
Ka kaluar me sukses Vettingun drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella. Mwsohet se prokurorja Jella është konfirmuar sot në detyrë nga KPA-ja.
Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit ka rezultuar e pastër në të tria shtyllat e Vettingut, në pasuri, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002.
Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.
Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.



