Qeveria miraton riorganizimin e agjencive dhe inspektorateve

Qeveria miraton riorganizimin e agjencive dhe inspektorateve

Qeveria ka vendosur të reformojë një sërë agjencish dhe inspektoratesh. Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar riorganizimin e të gjitha institucioneve me funksione inspektimit, mes të cilave edhe AKU, IKMT apo Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, të vëna në qendër të vëmendjes ditët e fundit.  

Ndërkohë funksionet inspektuese të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit u kalojnë inspectorateve të reja qendrore, nën varësinë e ministrive përkatëse. 

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E INSTITUCIONEVE QË RIORGANIZOHEN SIPAS LIGJIT PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 3, të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Institucionet me funksione inspektimi në juridiksionin e pushtetit ekzekutiv të qeverisjes qendrore, në fushën e zbatimit të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të cilat i nënshtrohen procesit të riorganizimit, janë, si më poshtë vijon:

a) Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore;

b)  Agjencia Kombëtare e Mjedisit;

c)  Agjencia Kombëtare e Pyjeve;

ç)  Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura;

d)  Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve;

 dh) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;

e)  Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave;

ë)  Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës;

f)   Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;

g)  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore;

gj)  Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;

h) Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore;

i)   Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut;

j)  Instituti i Shëndetit Publik.

2. Funksionet inspektuese të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit transferohen në inspektoratet e reja qendrore, që do të krijohen sipas fushave të inspektimit, që mbulojnë ministritë përgjegjëse dhe sipas parimeve të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe institucionet e përcaktuara në pikat 1 dhe 2 për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy