Braçe: Tregjet kombëtare të kapura, duhet transparencë te çmimi i naftës dhe ushqimeve

Braçe: Tregjet kombëtare të kapura, duhet transparencë te çmimi i naftës dhe ushqimeve

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend deputeti i PS Erion Braçe theksoi se kriza vjen edhe nga tregjet kombëtare që në Shqipëri janë të kapura dhe jo konkurruese. Braçe theksoi se njerëzit kanë të drejtë të dinë çmimin me të cilën hyn nafta në vend dhe marzhin e fitimit të kompanive.

Kriza vjen nga tregjet ndërkombëtare, por edhe nga tregje kombëtare, të kapura, të mbyllura, të përqendruara, as të lira e as konkurruese. Tri gjëra duhen. Një të thuash të vërtetën. Dëgjova që kemi TVSH të reduktuar për produktet pleruese, e vërteta nuk është kështu. Ne vendosëm TVSH 10 për qind edhe pse bërtita që nuk vendoset taksë e re kur çmimet janë në rritje, duhet ta zhbëjmë atë. Së dyti, të vendosësh transparencën në tregje e transaksione, çmime mallrash e ushqimesh.

Çmimin e energjisë, njerëzit duhet ta dinë se me sa hyn nafta në territorin e Shqipërisë, sa ka shpenzime, tatime e taksa dhe sa është marzhi i fitimit. Kanë të drejtë të dinë si shkohet të çmimi i vajit, orizit, miellit, makaronave, i drithit. Bujqit prodhues kanë të drejtë të dinë si shkohet te çmimi i uresë, nitratit. Nuk e besoj zonja ministre që çmimi 13 mijë lekë për kuintalë për urenë është çmimi që nga vjen nga importi plus 2 për qind marzh fitimi. Kam parë faturat, 87 lekë vjen kilogrami, më poshtë vjen i nitratit. Është mashtrim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy