Projektligji i ri i shkencës, Manastirliu: Nuk ka ministri të re, s’cenohet autonomia e universiteteve

Projektligji i ri i shkencës, Manastirliu: Nuk ka ministri të re, s’cenohet autonomia e universiteteve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, prezantoi sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik projektligjin e ri për “Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, i cili synon të nxisë dhe zhvillojë shkencën e hapur në vendin tonë.

Manastiriu tha se projektligji parashikon ngritjen e një Këshilli Kombëtar për Shkencën, duke sqaruar se nuk do të ketë një ministri të re për shkencën.

Me këtë projektligji krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, i cili është një organ kolegjial këshillimor pranë Kryeministrit, që ka për detyrë të përmirësojë veprimtarinë kërkimore shkencore në vend, duke dhënë rekomandime lidhur me fushat prioritare ku kërkohen investime dhe në kuadër të proceseve dhe standardeve të zonës europiane.

Ndërsa për çështjen që lidhet me një tjetër pikë të qarkulluar në media në ditët e fundit, ku flitet për një ministri të re për Shkencën dua të saktësoj se fusha e përgjegjësisë së ministrive realizohet nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Fusha e përgjegjësisë për shkencën është e Ministrisë së Arsimit, pra nuk krijohet një ministri e re.

Manastirliu tha në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, se projektligji i ri, nuk cenon autonominë e universiteteve, por se është një mundësi më shumë për universitetet që ta zhvilloj kërkimin shkencor, edhe përtej mureve të universiteteve.

Këtu nuk preket aspak autonomia e Universiteteve. Ky ligj nuk mbivendos dhe nuk cenon ligjin për Arsimin e Lartë, përkundrazi, është një ligj, i cili motivon edhe më shumë Institucionet e Arsimit të Lartë të dalin përtej dyerve të universitetit dhe të jenë pjesë e kërkimit shkencor, inovacionit, zhvillimit teknologjik, zhvillimit të vendit përtej mureve të institucionit, përmes kërkuesve shkencorë, pedagogëve, mundësisë që mobiliteti ofron dhe bashkëpunimi me institucione të tjera prestigjioze, të huaja, edhe në kuadër të ndërkombëtarizmit, të japim mundësi që pedagogët të jenë pjesë transferimit të teknologjisë, e parqeve teknologjike, të jenë brenda sistemit të madh të shkencës pa cenuar autonominë e tyre.

Ky projektligj gjithashtu synon të sigurojë produkte kërkimore shkencore që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe identitetin kombëtar.

Ai promovon përvetësimin dhe transferimin e njohurive për përfitimin publik, me qëllim rritjen e mirëqenies sociale, zhvillimin teknologjik dhe inovacionin.

Projektligji gjithashtu nxit lidhjet ndërkombëtare të kërkuesve shqiptarë, duke forcuar integrimin evropian, krijimin e mundësive të barabarta për personelin shkencor dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kërkimore, biznesit dhe shoqërisë civile.

Po ashtu, projektligji përfshin regjistrin kombëtar të institucioneve kërkimore dhe rregullon financimin e këtij sistemi.

Ky projektligj përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt nxitjes dhe zhvillimit të shkencës, duke garantuar një financim të qëndrueshëm për kërkimin shkencor dhe inovacionin në vend.

Manastirliu theksoi nevojën për rishikimin e ligjit aktual të vitit 1994, me synim që të rriten mundësitë për zhvillimin e shkencës dhe kërkimit shkencor në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy