Diskutimet rreth nismës për krijimin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka zgjuar debate mes deputetës të pranishëm në sallë.
Në emër të opozitës, deputeti Ralf Gjoni, tha se më shumë se krijimi i një komisioni të tillë, duhet të ngritet një grup punues mjeksor për kontrollimin mental të të dy shokëve socialist, sipas tij, të Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Deputeti Gjoni, ironizoi me faktin se ata kanë mes vete hiq me pak se “inate dashuriçkash” dhe se kjo rregullohet vetëm më një “darkë ngjalash” diku në Lalëz.
“Ata të dy të na kursejnë me këto inate mes vete, këto inate dashuriçkash, janë midis dy shokëve socialist. Nuk na takon neve detyra e shkarkimit të presidendit, nuk kmei tashmë as detyrim moral, as kushtetues, meqë jemi Parlament në ikje, porse kjo i takon Parlamentit të ardhshëm në shtator. Nuk ka nevojë për komision por për kontroll mjeksor mental të të dyve, dhe kjo rregullohet me një darkë ngjalash diku në Lalëz, ose ta diversifikojnë drekën dhe ta kalojnë në “sushi”, u shpreh deputetit Gjoni në fjalën e tij, në emër të opozitës.



