Zgjedhjet lokale në Maqedoni/ 36 komuna në balotazh (VIDEO)

Zgjedhjet lokale në Maqedoni/ 36 komuna në balotazh (VIDEO)

Pas përfundimit të votimeve për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, partitë në pushtet, Lidhja Social-Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim ne Maqedoni te Veriut, në vlerësimet e para flasin për epërsi në më shumë komuna.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar në tre komuna, Lipkovës, Saraj, dhe Plasnicë që janë tri komuna me numër shumë të vogël votuesish.

Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate njoftoi për “rezultat pozitiv” të LSDM-së në shumicën e 80 komunave.

Ndërsa vazhdon përpunimi i te dhënave, janë përpunuar te dhënat për 1662 vendvotime 47.76% te përpunuara për kryetare komunash dhe 45.83% këshilltar. Për Qytetin e Shkupit janë përpunuar 17% te dhënave për kryetar. Sipas të dhënave zyrtare në zgjedhjet lokale pjesëmarrja ka qenë rreth 49% ose rreth 846 mijë votues.

Partitë shqiptare, BDI, Besa, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë krijuar koalicione multietnike me partitë maqedonase.

Gara kryesore në këto zgjedhje zhvillohet mes dy blloqeve politike; LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet dhe partive opozitare VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Nga numërimi i votave të para në Komunën e Tetovës, kryeson kandidatja e BDI, Teuta Arifi me rreth 26%. Në vend të dytë është Biljal Kasami i Lëvizjes Besa me 22%. Në vend të tretë Vullnet Murseli i Koalicionit për Shqiptarët dhe Alternativa me 12%. Kurse Sadi Bexheti i Partisë Demokratike Shqiptare i katërti me 10%.

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në daljen e parë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, tha se nuk është e vërtet se kanë humbur.

Sipas tij ata shkojnë në balotazh në plot 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Ndërsa në komunën e Qendrës, Karposhit, Shoto Orizarës dhe në shumë komuna të tjera udhëheqin bindshëm dhe mund të fitojnë që në raundin e parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy